• |
ide | kryesore

Në banesë me një person në kërkim, në pranga polici

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë është vënë në pranga nga policia. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Kontakt”, është arrestuar edhe një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Nga policia e Tiranës njoftohet se u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin: D.H., i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *