• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë gafe e Leipzig: dhuratë për Salah e Liverpool në avantazh të dyfishtë për 5 minuta

-Instant, Sport, Video



Në një ndeshje të bllokuar në Leipzig, për 1/8 e Champions League, Liverpool shënon një gol që do të ketë një peshë të madhe në shanset për kualifikim. Gjermanët bëjnë një gabim të pafalshëm në mesfushë, me një pasim që nis Salah të vetëm përballë portierit, të cilin e mposht pa problem në minutën e 53 të ndeshjes.

Ende pa marrë veten nga goli i disavantazhit, skuadra e Nagelsmann pëson të dytin, pas vetëm pesë minutash lojë. Këtë herë është Mane që ndëshkon prapavijën e Leipzig, duke vënë në kasafortë një rezultat kualifikues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *