• |
ide | kryesore

Shefja e pediatrisë: Tani fëmijët po infektohen edhe në shkolla, kemi 2 raste në terapi intensive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli, shefe e Shërbimit të Pediatrisë Infektive foli në emisionin “Open” për rastet e infektimit fëmijëve. Ajo tha se gati 80% e kapacitetit për hospitalizmin e fëmijëve janë të ezauruar, ndërsa foli dhe për prekjen e foshnjave nga covid dhe sindroma Kawasaki.

“Shtimi i rasteve të reja është reflektuar dhe te fëmijët, tani kemi 700 fëmijë të infektuar që nga janari, kemi ritëm të shtuar të hospitalizmit që nga nëntori, sa në janar kemi qenë në kapacitet të plotë dhe kemi përgatitur skenarët sekondare se si do të vazhdojë kjo gjë, pra 75-80% janë të ezauruar shtretërit.

Shumica e rasteve kalojnë në kushte familjare megjithëse prindërit insistojnë që të marrin dhe antibiotikë, ndërsa për sa u përket fëmijët në spital, janë në 3 kategori: foshnje 1-2 muajsh madje të sapolindur të infektuar nga nënat, kanë komplikacione.

Deri tani kemi pasur rezultate të mira, kemi 2 fëmijë në terapi intensive, nuk janë të intuibuar. Për sa i përket kategorisë tjetër të fëmijëve është përgjigje inflamatore e ekzagjeruar, që në fillim thuhej që fëmijët janë më pak të prekshëm, në fakt ne kemi goxha fëmijëve me sindromën e Kavasakit, kjo te fëmijët shfaqet shumë kohë pas infektimit me covid.

Si ndodh? Kanë qenë prindërit me covid, fëmija e manifeston pas një muaji, se kemi parë përfshirje të të gjithë organeve nga virusi deri te sistemi nervor. Pavarësisht që ata kanë qenë në terapi intensive e kanë përballuar situatën. Deri tani kemi 2-3 raste të kavasakit.

Ne thjesht duhet të jemi vigjilent që ta kapim që në momentet fillestare, se prindërit gjejnë shpjegime që u ftoh duke luajtur e me radhë. Një temperaturë mbi 3 ditë duhet konsultuar me mjeku. Kemi vënë re raste të infektimit dhe në shkolla pasi ka pasur fëmijë të prekur apo ka qenë mësuesja e infektuar” – tha mjekja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *