• |
ide | kryesore

Milan-Inter bën tifozët të thyejnë rregullat: do të mbështesin skuadrat, pavarësisht kufizimeve

-Instant, Sport



Kanë mbetur vetëm tre ditë deri në derbin e Milanos dhe ethet në qytet janë rritur për një përplasje në krye të renditjes që ka munguar prej kohësh dhe që ngarkon tifozët emocionalisht edhe më shumë. Në San Siro ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, por ultrasit e dy ekipeve, megjithë ndalimin e grumbullimeve, ende duan t’i bëjnë lojtarët të ndiejnë mbështetjen e tyre, të provojnë ankthin e pritjes dhe rrahjet e zemrës nga super sfida. Për këtë ata kanë caktuar një takim, përmes një njoftimi për shtyp.

Grupimi ‘Curva Sud’ i Milan do të mblidhet në San Siro para hyrjes 14, në orën 12.30 të së dielës dhe, me flamuj, shalle dhe bluza, do të presin që autobusi kuqezi të kalojë. Grupimi Curva Nord i Inter ka lënë takim përpara Castello Sforzesco, në 10.30 të mëngjesit, duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të veshin ngjyrat zikaltër.

Një mënyrë për të përjetuar emocionet e derbit, por që, për të qenë të qartë, bie në kundërshtim me rregulloret e vendosura nga qeveria që ndalojnë tubimet për të kufizuar përhapjen e Covid. Edhe në ndeshje të tjera tifozët janë mbledhur për të mbështetur ekipet: ka ndodhur para Milan-Lazio dhe në takimin e zikaltërve para derbit dhe ndeshjes kundër Juventusit në Kupën e Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *