• |
ide | kryesore

Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Lushnje, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre makina janë përshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lushnjes. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare. Sipas informacioneve të marra dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Fillimisht nga flakët është përfshirë mjeti tip Benz në pronësi të shtetasit M. K, me pas flakët janë përhapur në të dyja anët  duke përfshirë dhe dy automjetet e tjera. Policia e Lushnjes po heton lidhur me këtë ngjarje ku si ndihmë do jenë kamerat e sigurisë që kanë në këtë zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *