• |
ide | kryesore

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas disa akuzave e qëndrimeve të kundërta ndaj vendimit që kryeministri Edi Rama bëri publik disa ditë më parë, për të nisur vaksinimin me personalitetet e njohura të thyera në moshë, sot nga Elbasani ai u shfaq me një argument të ri.


Rama tha se vaksinimi do të nisë në mënyrë simbolike me personazhe të njohur duke qenë se mbi vaksinën janë ngritur dhe disa teori konsiprative rreth efektit të saj. Në të njëjtën ditë do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm, qartësoi këtë herë kryeministri, i cili duket se ka reflektuar dhe ka ndryshuar qëndrim pas reagimeve të shumta kundër, që e konsideronin një formë diskriminimi nisjen e vaksinimit me emra të njohur.


“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitet që janë 80-vjeçare për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta sepse shoh njëfarë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për ta dhe nuk ma ha mëndja që do të dukeshim më bukur nëse ne do të duhet të përballeshim me humbjen e tyre për shkak të mungesës së vaksinës.

Po ashtu fushata e vaksinimit ka një aspekt tjetër që është edhe sensibilizimi i atyre që mendojnë se vaksina është e dëmshme.

Pra fillojmë më kategorinë e 80-vjeçare por janë të parët në një ditë ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me ta si një mënyrë simbolike. Është bërë një reagim i padenjë, mizerabël nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë më publikun duke u përpjekur të shfryjnë mllefin ndaj qeverisë”, tha Rama.

9 Comments

  1. Nivelet e perparesise per vaksinimin i percakton nje komision shkencetaresh dhe epimediologesh. Po duke qene se ne Shqiperi nuk ka eksperte te tille te ngelet ty ta vendosesh. Ekspertet e te gjitha fushave ja kane mathur me kohe nga atdheu, dhe veshtire se do kthehen me ty aty apo me monen dhe lulin. Jeni te gjithe tradhetare dhe keshtu do ngeleni ne histori.

  2. Dmth njesoj si te Xhorxh Oruelli: gjithe kafshet jane te varabarta, po derrat me te barabarte se te tjeret. E kush i perzgjedh emrat, mbi baze te cfare kritereve? Apo “specislistet” e votave te rilindjes?

  3. Mbaro me mjeket dhe infermieret njehere, se nuk do kemi se kush t’i sherbeje te semureve, o qenie! Me aq vaksina sa ke ti xhanem, nuk vaksinon dot as qsut

  4. Nuk eshte asnje kundra qe ti po vaksinon njerez qe na kane ngrohur shpirtin me mijera here . Por nuk duhet ta besh per propagande , beje dhe mos e thuaj . Por kur ti e propagandon , atehere fillon e i perdor njerezit si ” lecke” per interesat e tua me meskine . Te gabosh eshte humane , te insistosh ne gabimin tend edhe pse te eshte bere e ditur qe eshte gabim eshte perversitet . Te besh propagand me 10.000 doza qe eshte e barabarte me 1.8 % te vaksinimit total eshte te tallesh menderen me popullin tend . Me kete ritem do te te duhen minimalisht Ti je ekzemplari i se keqes o i gjati ine , ti je e keqja e ketij vendi .

  5. Asnje k/min.ne bote nuk merret me listen e persona e qe do te vaksinohen. Ne Shqiperi I vetmi problem eshte vaksinimi, me te tjerat jemi ne rregull. Spitalet I kemi me te mirat ne bote, personelin mjeksore me te perkushtuarin ne bote, kemi shtreter per paciente qe mund te vijne nga bota. Me nje fjale jemi rehate e fleme mbi dy jasteqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu