• |
ide | kryesore

Video/ Lautaro e Lukaku marrin ‘zvarrë’ Milan: fitore në derbi e +4 për Inter

-Instant, F1, Sport, Video



Inter stërfiton derbin e lë pas Milan me 4 pikë pas përplasjes direkte. Është herët për të folur për arrati por Conte mund të jetë i lumtur për interpretimin e ndeshjes: një Inter i shkëlqyer në pjesën e parë (avantazh i Lautaros), pastaj në të dytën – e nisur me furi nga të besuarit e Piolit – erdhën dy goditje për k.o. me një kombinim perfekt të Lautaros e pastaj një aksion personal të cmendur të Lukakut.

Ishte një ndeshje e shumëpritur, e ajo mes Milan e Inter kishte marrë gjithë vëmendjen e javës së Serie A, edhe për faktin se luante e para me të dytën, të ndarë nga vetëm një pikë. Por historia erdhi menjëherë në ngjitje për kuqezinjtë e Piolit, që e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Në minutën e 5 Lautaro Martinez shënoi golin e avantazhit, duke tronditur Ibrahimovic e të tjerët. Goditje precize me kokë e argjentinasit, pas një asist kirurgjik të Lukakut e Donnarumma mund vetëm të nxirrte topin nga rrjeta.

Milan i ngadaltë e apatik, me Ibrahimovic të kontrolluar gjithë nga afër nga Bastoni e De Vrij. Kuqezinjtë tentuan të rrisin lojën në pjesën e dytë, por derbi i Milanos u vesh qartë zikaltër. Pas golit të shpejtë në pjesën e parë, Lautaro Martinez nisi në të njëjtën mënyrë edhe të dytën, duke shënuar dygolëshin personal në minutën e 57. Një gol që ndoshta vrau edhe shpresat e fundit që kishin kuqezinjtë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Inter dominoi fushën e rezultatin në derbin e Milanos dhe në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim. Conte vazhdoi ti kërkonte kujdes të tijve, që tashmë lëshuan dicka në mesfushë, për të shfrytëzuar kundërsulmin. E pikërisht në këtë mënyrë erdhi edhe goli i tretë në minutën e 66 të derbit me një aksion të pabesueshëm të Lukakut. Romelu ishte i pandalshëm drejt portës së Milan dhe me golin e shënuar i dha përmasa humbjes. Conte mund të jetë i qetë, vendi i parë është i blinduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *