• |
ide | kryesore

Defekti në rrjet, zonat e Tiranës që kanë mbetur pa energji elektrike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat. OSHEE bën me dije se kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina duke lënë pa energji këto zona në Tiranë:

Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga “Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”.

Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *