• |
ide | kryesore

Kryeministri premton rritjen e pagës minimale, reagon Basha: Kollaj ta thuash, Rama të kërkojë falje publike përpara se të largohet

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku ka ndarë me ta situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së. Basha tha se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.


Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.


“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën. Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia. Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte. Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, tha Basha.

Mes të tjerash Basha komentoi dhe deklaratën që bëri sot Rama, ku tha se do të rriste pagën minimale.

“Kollaj është që të thuash; “do rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti.”, theksoi lideri demokrat.

7 Comments

  1. O Qelbesire. Cfare do besh me shendetesine.

    Apo e ke te fundit. Perse i largohesh.

    Cfare hajvane jane majtas dhe djathtas qe Shendetesine e lene te fundit.

    1. Ti mos beso Bashen e ske as pse ja fut vetes sepse ti vazhdon te besosh Ramazonin pavaresisht se ta ka fut gjer ne rrëzë. Jam kurioz sa te eshte rritur rroga gjate 8 viteve te Rames dhe a blen me pak apo me shume ushqime me ate rroge sesa 8 vite me pare.

  2. Ja dhe shqipot qe i digjet barku i madh per shendetsin kur krimi krimi dhe mafjet i kan te hundet. Te mos e ken kuptuar keta ” naive ” vall qe shendetsia globalisht drejtohet nga mafja si cdo gje tjeter?????!!!!!

  3. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.Byrektorja e pd me kapacitet te plote per shpellkaret komentues stalin xixa zigur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu