• |
ide | kryesore

Shqetësimi i Georginës… macja: e shtypi makina, ‘pushimet’ e kafshës me vlerë 2500 euro në Spanjë

-Instant, Sport



Pas një muaji e gjysmë ankthi, Cristiano Ronaldo dhe Georgina mund të qetësohen: macja e tyre, Pepe (si ish-shoku i skuadrës tek Real) është shëruar dhe do ta kalojë rehabilitimin në Spanjë, në shtëpinë e motrës së modeles, Ivana. Arsyeja? Prania e fëmijëve në shtëpi, të cilët “nuk e kuptonin se ishte e sëmurë dhe donin të luanin me të”, shpjegoi Georgina.

Pasi iku nga shtëpia, macja e racës Sphynx (vlera prej 2,500 euro), ishte përplasur nga një makinë: “Ishte gati duke ngordhur – i tha Georgina revistës spanjolle InStyle – dhe pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv në veterineri, vendosëm ta dërgojmë në shtëpinë e motrës time Ivana, në Spanjë, për t’u kujdesur për të. Tani Pepe po shërohet, por ishte një frikë e madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *