• |
ide | kryesore

“Do të doja tjetër kundërshtar”: Nexhipi nuk e fsheh dëshpërimin për shortin

-Instant, Sport



Cerekfinalja e Kupës do të luhet më 17 mars, por deri atëherë provat gjenerale Blutë do ti bëjnë pikërisht me kundërshtarin e Kupës, të premten në kampionat, ku në javën e 26 do të jenë vizitorë në Niko Dovana kudnër Teutës. Shorti i hedhur në ambjentet e Air Albania nuk ka qenë ai më i miri i mundshëm për Kukësin, që duhet të bëjë llogaritë me Teutën që, për më tepër, do ta luajë ndeshjen e vetme në fushën e saj. Kupa mund të quhet edhe shpëtimi i sezonit, që nisi me objektiva madhorë, edhe pse Kukësi do të bëjë të pamundurën për ta mbyllur me një të tillë edhe këtë herë.

Do të kishte dashur në këtë moment delikat, një kundërshtar më të lehtë, gjithnjë në letër duke folur, Nderim Nexhipi e drejtori sportiv i Kukësit nuk heziton ta pranojë, pavarësisht se është e qartë se për të fituar trofeun herët e vonë duhen mundur të gjithë: “Nuk kishim preferenca të them të drejtën – tha Nexhipi pas shorti -. Por do të doja të gjenim përballë një kundërshtar tjetër, një më të lehtë, në këtë moment që po kalojmë. Megjithatë Kukësi është një klub që futet gjithnjë për trofe dhe shpresojmë që ta mbyllim me Kupën në fund”.

Titulli duket i paarritshëm në këtë pikë të sezonit, drejt Europës janë dy rrugë për ta arritur, njëra nga të cilat e komplikuar nga një diferencë pikësh, ku optimizmin e jep numri i madh i ndeshjeve akoma për tu luajtur, por Kupa është synimi më i madh i Bluve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *