• |
ide | kryesore

Çfarë fshihet pas postimeve të Loredanës

-Instant, Paparazzi, Slider



Të dukurit perfekt në rrjete sociale është kthyer në një shqetësim të madh social në mbarë botën. Për shkak të këtij perfeksioni jo real, shumë të rinj kanë shkuar edhe drejt akteve ekstreme, duke kryer vetëvrasje, sepse nuk ndihen mirë me veten e tyre. Të parët që kanë një ndikim shumë të madh në këtë çështje janë personazhet e njohur, të cilët kanë krijuar një koncept shumë të gabuar tek moshat e reja për standardet e bukurisë. Sot është e vështirë të gjesh një person në rrjete sociale që guxon të publikojë një foto pa filtra, sidmos në radhët e personazheve VIP.

Për këtë arsye së fundmi reperja Loredana është shfaqur në rrjete sociale pa filtra fare. Pak ditë më parë ajo publikoi në Instagram një foto të saj pa pikë grimi në fytyrë dhe pa filtra fare, duke shkruar: “Unë e vërteta” dhe rrallë e kishim parë kështu.

Ndërsa gjatë gjithë ditës së sotme ajo i ka bërë postimet në Instagram pa përdorur asnjë filtër për fytyrën. Në çdo foto e video ajo është shfaqur ashtu siç është në realitet, duke mos fshehur asnjë lloj shenje në fytyrën e saj.



1 Comment

  1. bravo Loredana!!!
    keto fenomene duhet te beni reklame dhe sa me forte juve te medias, ne menyre qe te veprojne keshtu sa me shume persona, vip ose jo!!!
    KTHIM NE IDENTITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *