• |
ide | kryesore

Video/ Milan rilind e nuk heq dorë nga gara titull: Kessie e Rebic rrënojnë Romën

-Instant, F1, Sport, Video



Milan fiton në Olimpico 1-2 kundër Romës në ndeshjen e prapambetur të javës së 24 të Serie A. Sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë e Piolit, në një përplasje direkte për zonën Champions, që mbeten -4 nga Interi kryesues. Me Kessie e Rebic kuqezinjtë fshinë barazimin provizor të Veretout, duke i dhënë një paralajmërim edhe kushërinjve zikaltër.

Pioli dhe vetë lojtarët e kishin të qartë se bëhej fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme dhe kuqezinjtë nuk kishin ndërmend ta humbisnin. Një pjesë e parë e luajtur nga Milan në ndjekje të fitores, për të mos lejuar njëkohësisht Inter të arratisej, por para avantazhit kuqezinjve iu desh të bënin llogaritë me dy gola të anulluar ndaj Tomori e Ibrahimovic e një traverse të Kjaer. Për fat, dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Kessie i jepet mundësia të paraqitet në pikën e bardhë të penalltisë. Mesfushori nuk e gaboi duke i dhënë avantazhin kuqezinjve në minutën e 43.

E kthyer në fushë pas pushimit në disavantazh të një goli, Roma u fut në lojë me tjetër sjellje dhe efektet e taktikave të Fonsecas vonuan vetëm 5 minuta për të dhënë frytet. Pikërisht në minutën e 50 të takimit Veretout barazoi rezultatin pas një asist të Spinazzolas, duke mposhtur portierin Donnarumma dhe duke lëkundur besimin e Piolit se mund të merrte maksimumin nga kjo transfertë delikate.

Por barazimi i Romës, njëkohësisht, ndezi edhe krenarinë e Milan, që nuk mund të pajtohej me rezultatin. Skuadra e Piolit reagoi menjëherë duke rigjetur avantazhin pas vetëm 8 minutash lojë. Ante Rebic në të 58 shfrytëzoi asistin e Saelemaekers për të thyer për herë të dytë portierin verdhekuq, rezultat që mbeti në fuqi deri në përfundim të ndeshjes. Milan qendron i dyti me 52 pikë, gjashtë pikë përpara Juventus që ka një ndeshje më pak, ndërsa Roma mbetet jashtë zonës Champions pa mundur të kalojë Atalantën.

ITALY – SERIE A
Sampdoria 0 – 2 Atalanta
Crotone 0 – 2 Cagliari
Inter 3 – 0 Genoa
Udinese 1 – 0 Fiorentina
SSC Napoli 2 – 0 Benevento
Roma 1 – 2 AC Milan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *