• |
ide | kryesore

Sërish vëmendja i takon Rita Orës

-Instant, Paparazzi, Slider
Rita Ora



Së fundmi, Rita Ora është zhvendosur në Australi për shkak të punës së saj. Së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, Rita do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. 30-vjeçarja e cila udhëtoi nga Londra për në destinacionin aktual, çka solli një karantinim 14-ditor, duket se më fund është e lirë të shijojë brigjet e çmueshme.


Paparacët e kanë fotografuar sërish yllin e muzikës, teksa shfaqet me një palë bikini rozë, saktësisht një trupore. Fotografitë në fjalë janë shkrepur në të njëjtin vend ku më herët, Rita u pa nën shoqërinë e së motrës, Elenës dhe një djali, i cili nuk dihet se kush është. Rita dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka patur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *