• |
ide | kryesore

Çmenduria e brahimovicit në “Sanremo”, 60 kilometra me motor për të arritur në festival

-Instant, Paparazzi, Slider



Ai është ngjitur në skenën e Teatrit ‘Ariston’ për festivalin e “Sanremos”, pasi është një mysafir i përhershëm gjatë kësaj jave të festivalit prestigjioz italian të këngës.

Por në natën e tretë, Zlatan Ibrahimovic arriti pothuajse tri orë më vonë,

Gati pa frymë e duke kërkuar falje për vonesën, futbollisti gjithashtu tregoi një ndodhi të pabesueshme për ta justifikuar atë, të cilën ai e tregoi me të mbërritur së bashku me producentin e festivalit, Amadeus. “Më falni për vonesën, tani do t’ju tregojë se çfarë ka ndodhur. Pas tre ore qëndrimi në veturën time për shkak të një aksidenti, kam dal nga vetura ime dhe kam ndaluar një motoçiklistë në rrugë. I kërkova që të më sjellë në Sanremo. Për fat të mirë ishte tifoz i Milanit. Bëri 60 kilometra për të më sjellë këtu dhe në fund më tha se ishte hera e parë që ngiste në autostradë. Ai duhet të shkonte në Livorno. Duhet ta falënderojmë sepse shpëtoi festivalin tim”, tha Zlatan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *