• |
ide | kryesore

22-vjeçarja ndërroi jetë prej COVID-19, reagon Universiteti i Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Universiteti i Tiranës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji, e cila humbi betejën me virusin Covid-19, pasi qëndroi një muaj e shtruar në spitalin Infektiv.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, ndërsa shkruan se Covid-i i preu në mes të gjitha ëndrrat e të resë.

“Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.
Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre”, shkruan UT.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *