• |
ide | kryesore

Video/ Milan fiton pa gjysmën e skuadrës: pa probleme Roma, ndërsa në Genoa ndodh gjithçka

-Instant, Sport, Video



Milan kthehet të fitojë pikërisht në momentin në të cilën emergjenca dukej se kishte prekur nivelet më të larta. Pasi humbi vetëm në mëngjes Hernandez e Tonalin, Pioli nxorri në fushë kundër Veronës në Bentegodi një skuadër të aftë të kontrollojë ndeshjen nga fillimi, duke e drehtuar nga tre pikët me dy gola të mrekullueshëm që fiksuan rezultatin 2-0: Krunic (me goditje dënimi) në pjesën e parë e Dalot (aksion spektakolar) në fillim të pjesës së dytë. Tani kuqezinjtë presin rezultatin e Inter, të impenjuar nesër kundër Atalantas.


Në ndeshjen e drekës, për javën e 26 të Serie A nuk zhgënjen as Roma, por mund 1-0 Genoa e kapërcen momentalisht Atalantën në vendin e katërt që vlen Champions. Në Olimpico, në pjesën e parë Mancini (24′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fuqishme që theu ekuilibrat, pastaj në pjesën e dytë Grifonët provuan të reagojnë, por verdhekuqtë kontrolluan mirë ndeshjen e goditën edhe një shtyllë me Villar.

Përfundon me një barazim të drejtë sfida mes Sampdorias e Cagliarit: edhe pse praktikisht ndodh gjithcka në fund të takimit. Joao Pedro kaloi në avantazh miqtë në minutën e 11’ duke shtyrë në rrjetë një top të kthyer nga grushtimi i Auderos. Mes minutave 78’ e 80’ Bereszynski e Gabbiadini duket se mund ti jepnin tre pikët dorianëve, me dy golat që përmbysën rezultatin. Por pikërisht kur nuk mendohej më, në minutën e gjashtë shtesë, Nainggolan, duke përfituar edhe nga një devijim, barazoi rezultatin nga distanca.




Fiorentina e Parma barazuan një ndeshje të vendosur nga një finale me fishekzjarre. Violat, dy herë në avantazh me golat e Martinez Quarta e Milenkovic e dy herë të arritur, fillimisht nga një penallti e Kucka e pastaj nga goli i Kurtic. Kur dukej gjithcka e mbaruar, Mihaila në të 90′ gjeti golin e avantazhit për miqtë, por në sekondën e fundit një autogol i Iacoponit ktheu rezultatin në barazi. Rezultat që nuk e bën të lumtur as D’Aversan, duke parë klasifikimin, as Prandellin, gjithnjë në shënjestër të kritikave.






Crotone mposht 4-2 Torinon, duke i dhuruar Cosmit suksesin e parë në pankinën kalabreze e duke mbajtur gjallë shpresat e shpëtimit. Mandragora iu përgjigj avantazhit fillestar të Simy në fund të pjesës së parë, por me rifillimin e lojës është sërisht nigeriani që riktheu në avantazh të tijtë. Një gol i mrekullueshëm i Reca duket se mbylli lojërat, përpara perlës së Sanabria që dhuroi një finale emocionuese. Kartoni i kuq i Rincon, parapriu pokerin e fiksuar nga Ounas, që mbylli përfundimisht ndeshjen.






ITALY – SERIE A
Roma 1 – 0 Genoa
Crotone 4 – 2 Torino
Fiorentina 3 – 3 Parma Calcio 1913
Hellas Verona 0 – 2 AC Milan
Sampdoria 2 – 2 Cagliari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *