• |
ide | kryesore

Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë

-Instant, Lajme, Të fundit

Deputeti Ralf Gjoni ka njoftuar tërheqjen e tij nga politika, pas 25 Prillit, për shkak se nuk ka pranuar që të jetë në asnjë prej listave të deputetëve. Gjoni ftoi shqiptarët që të dalin në votime, dhe ti vendosin kryqin fletës, ndërsa tha se ky sistem nuk është i sigurtë për ruajtjen e votave.


“Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm të fortë për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Do plotësoj detyrën time si deputet deri në muajin Shtator, ftoj shqiptarët që të dalin në zgjedhje dhe ti vendosin kryqin fletës së votimit”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend Gjoni.


7 Comments

  1. Po mor po.Ke patur kërkesa.Nga kush?Nga askush.Mahe mënd këtë periudhë në parlament si personalitet me “vlera”e mos u bashko me askënd.Sepse ti je superior dhe smund ta ulësh veten të ngatërohesh me nivelin e ulet të atyre që të kërkojnë!!!!Shiko të gjesh noi punë të jetosh.

  2. O Ralfa propozim ke mare nga ndonje kallpsez qe te te kenaqi sumen s’e per gje tjeter ti nuk ja vlen ,ngrohe bythen ne samar hw tw keqen xhaxhai.

  3. Gjej nje parti dhe fute emrnin andej nga fundi se bo vaki dhe dalin perseri nga parlamenti dhe rrjedhimisht bohesh prape deputet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu