• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj pranon vendin e 23-të në listën e Tiranës: Detyrë e parevokueshme, parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i PS, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë për pranimin e pozicionimit si i 23-ti në listën e Tiranës. Xhafaj thotë se pranoi pasi i e sheh si detyrë të parevokueshme ndaj qytetarëve, dhe se ka një parim në vetvete që mos lënë në mes asnjë luftë, por më kryesoren atë të Reformës në Drejtësi.

Ai do të jetë i 23-ti në listën e Tiranës, një pozicion që thuajse konsiderohet në pjesën humbëse duke parë dhe objektivat që ka PS në këtë qark.

“Kam nderin si socialist që më 25 prill të kem mundësinë e ballafaqimit me qytetarët, maksimalizimin e votëbesimit dhe vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve tona për përshpejtimin e proceseve të ndryshimit.

Gjatë karrierës sime politike e kam ndjerë veten çdo çast në fushatë elektorale përballë syve të qytetarëve. Andaj, kurrë s’e kam vendosur në dyshim mbështetjen e besnikërinë e çdokujt që çmon të gjithë sakrificat e mia në politikë në emër të ndërtimit të një shteti serioz e të konsoliduar.

E pranova sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, si një detyrë e parevokueshme që kam ndaj qytetarëve dhe si një parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren e cilën shënjon karrierën time politike, REFORMA NË DREJTËSI.

Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica, ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral.

Ndaj lipset që bashkërisht të shtojmë të gjitha forcat për ta çuar me vendosmëri përpara luftën tonë si detyrim kyç ndaj qytetarëve që meritojnë drejtësinë e re, barazinë para ligjit, ndëshkim të korrupsionit, dhe të ardhme më të mirë për fëmijët, të rinjtë e të rejat.

Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar të ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira.

#Shqipëriaesëardhmes

#DrejtësiEBarabartë

#Ndëshkim korrupsionit

#PSmandatiTretë”, shkruan Fatmir Xhafaj.



8 Comments

  1. Çlirim Peka, që deri para disa vitesh punonte nëpër furrikë të quajtur TV, është revoltuar me Edi Ramën, i cili thotë se është produkt i gazetarëve, mes të cilëve përfshin edhe veten, edhe pse kur ka hyrë Rama në politikë, Pekën se njihnin as në fshatin e vet, e jo më të promovonte Edi Ramën.

  2. Futi edhe nje lepirje b… komandantit dhe kompletohesh. Njesoj si Kadri Hasbiu para se ta pushkatonin…. Historia perseritet

  3. Lab Mafioz , shiko pak vellain tend kontrabandist droge , pastaj hyre ne politike , VEMJE ??KOMUNISTE !
    JASHTQITJE KOMBIT ! Gjysme opinge , spiun , mire ta beri Ramazoni .

  4. Detyre e parevokueshme do te thote doreheqje e parevokueshme nga Kuvendi. Apo jo shoku Fatmir. Per here te pare nje komunist (Edi) po ja fut disa komunisteve (njeri prej tyre Fatmiri)

  5. na flet per parime Xhafaj qe harron shpejt se nuk ka parim.
    I zgjedhur ne Tirane (sepse ne Vlore nuk e njeh njeri) ka ditur me rolin e jagos te jetoje nen hije perbukuri.
    Si makiavel qe eshte asnjehere nuk perballur me masat direkt,por gjithmone me lista dhe mareveshje.As qe do tja dije per njeri ,po habit te gjithe.
    Per fjalime nuk te fal.

  6. Fatmir Xhafa genjeu Ambasaden Amerikane dhe nderkombetaret per Reformen ne Drejtesi, i futi ne udhe te gabuar.
    Nuk ja harrojne kurre , packa se nuk duan te shfaqen hapur, sepse nuk duan te pranojne deshtimin e Reformes.
    Xhafa e ca te tjere mbushen edhe xhepat e tani nuk dihet ku jane parate e reformes, as kush e si paguhen vezhguesit nderkombetare.
    prit se do te kete te reja, Agjenci ligjzbatuese amerikane po hetojne fondet dhe hartuesit e reformes ne drejtesi, prandaj i dhane pak narkoze dvoranit qe ta vene ne gjume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *