• |
ide | kryesore

Kinë/ Fillon lëshimi i çertifikatave të vaksinimit anti-covid për ata që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit

-Instant, Arkiva, Planet



Kina nisi me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit. Certifikatat u ndahen qytetarëve të saj që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit. Ato përmbajnë statusin e vaksinimit të një personi dhe rezultatet e testit të virusit.

“Çertifikatat po shpërndahen për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze. Aktualisht, certifikatat janë në dispozicion vetëm për qytetarët kinezë dhe ato nuk janë ende të detyrueshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë disa nga vendet e tjera që po shikojnë mundësinë e lëshimit të lejeve të ngjashme. Edhe Bashkimi Evropian është duke punuar në të ashtuquajturat “pasaporta të vaksinës”, që do t’iu lejonin njerëzve të udhëtojnë midis vendeve anëtare dhe jashtë tyre.

Në Kinë, agjencia shtetërore e mediave Xinhua tha se certifikata përfshin një kod QR, i cili i mundëson secilit vend të marrë informacione për shëndetin e udhëtarëve. Certifikata do të jetë e disponueshme edhe në formë letre. Por, programi ka shkaktuar shqetësime për privatësinë dhe frikë për rritje të mbikëqyrjes nga qeveria.



1 Comment

  1. KETU NE KET MOMENT NESE ORGANIZATA KOMBEVE TE BASHKUAR PRANON NJE VEPRIM TE TILL,PO ASHTU DHE PRENDIMI ,KEMI PERMBYSJE TE TE DREJTAVE DHE LIRIVE,TE NJERIUT,NJE GJE QE NJERZIMI E KA PRANU BASHKARISHT ,KETU DEL HAPUR TRALLTIJA ANTINJERZORE,,KEMI ,LUFT PA FRONT,KAOS,DHE FILLIMIN E FUNDIT TE BOTES,KY KUPTIM VJEN DUKE PARE NE GJITHA PIKPAMJET,,KY ESHTE SKANDALI ME I MALL QE NUK KA NDOLLUR KURR PERGJAT HISTORIS NJERZORE,TE SHPIKESH PER TE MBYTUR NJERZIT SHKATRRUAR DHUNUAR KONTROLLUAR ,BASHK ME TO LLE VETEN NDERKOHE ,QE ME E LEHTA MIRA ESHTE TE SAKRIFIKOSH SE SI NJERZVE ,TUA LEHTESOSH ,JETEN ZHVILLIMI ZGJILLJET DUKE U BERE NDIHMES DHE PLOTSESUES NE DOBI ,BENI DHE SHIJONI FRYTET E VEPRAVE TUAJA SE KURR NUK DO TU DALIN SI I MENDONI,SEPSE KRIJIMI ULLZIMI FUNKSIONI I UNIVERSIT NUK JU PERGJIGJEN DESHIRAVE POR NEVOJAVE TUAJA,I MALLI ZOT PAK JU DHA NE DUKJE DHE SHUM,KA RUAJTUR PA MAS PER TJU DHEN NESE DO VEPRONIT SIPAS ULLZIMIT TIJE,KOMENTI BEHET PER ATO QE KERKOJNE PAQE ,DHE PAQA NUK VJEN NDRYSHE VETEM SE SIPAS ULLZIMIT HYJNOR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *