• |
ide | kryesore

Pyetet nëse do të japë dorëheqjen në rastin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, përgjigjet Basha

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga PD në rastin e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha thotë se përgjigjja e kësaj pyetje është brenda. Me pyetje ka vendosur të përgjigjet edhe Basha duke thënë se a mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer, se punët po shkojnë mirë, se gjithçka është në drejtimin e duhur.

Ai shton se Rama çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më.

PYETJA: Nëse humbni më 25 prill do jepni dorëheqjen?

LULZIM BASHA: Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqitparët se punët po na shkojnë mirë, vendi po shkon në drejtimin e duhur. A mendojnë se Rama ka shkëlqyer, a mendojnë shqiptarët se gjithçka po ecën mirë?

Çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më. Këtë e di dhe një fëmijë 6-vjeçar. Shqiptarët do e provojnë me votën e tyre më 25 prill.

Largimi i Edi Ramës është ndryshimi dhe fitorja.

PYETJA: Lista e PD dhe aleatëve a është në harmoni, dhe sa konkurruese është përballë PS?

LULZIM BASHA: Përballja mes shqiptarëve dhe një grush shteti.

E patë raportin e DASH, nga KiE, korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në Shqipëri ka pastrimin më të madh të parave në Ballkan. Prandaj s’ka investime, s’ka shëndetësi, s’ka arsimim. Përballë Ramës dhe këtyre 5 njerëzve jaën të gjithë, të gjithë. Profesionistë, të rinj, pensionistë, fermerë, biznes i vogël. Të gjithë vuajnë prej kësaj, një njeri me 5 të tjerë.



12 Comments

  1. A e mori vesh njeri se kush ishte pergjigja e Bashes per pyetjen ?
    Pyetja ishte: a do japesh dorheqjen nese….. .
    Pergjigja ishte : Pyetja e ka përgjigjen brenda. Rama nuk ka bere asnje gje keto 8 vite.

    Ketij i thone lider ! Ketij i takon te drejtoje shqiperine !

  2. Nje njeri pa shtylle kurrizore,burracak qe i shmanget pergjegjesive madhore dhe presim ne qe ky te sjelli ndryshimin…

  3. me nje fjal nuk u pergjigj. normale, kunati i shokut xhemal dhe ky. deshtak. nejse, po humbe fajin ta ka populli.

  4. disa her ka pas arsye te forta me dhan dorheqjen po shum arsye tjera personale e kan kshillue te kunderten askush sjep dorheqjen po nuk e hoqi populli

  5. Ne fakt kesaj pyetje megjithese duhej ti pergjigjeshe me nje JO te qarte, te pakten ky e kthen njefare pergjigje disi me diplomate duke thene qe nese pyesni veten nese jeni te kenaqur apo jo, ju do ndeshkoni Ramen dhe si rrjedhoje fiton ky.

    Kur e pyesin Ramen me “nëse”, ai si halabak qe eshte thote : “Nese halla kishte koqe do e therrisnim dajë” dhe nuk pergjigjet kurre qarte me PO ose JO kur pyetet per doreheqje.

  6. Ti e pyet se do te japesh doreheqjen? Basha thote qe neser do kete shi dhe diell dhe do te marrim fryme…
    Frikanac e ka te sigurte humbjen dhe fjalimin e humbjes e ka gati.
    I humbur dhe humbes.

  7. Nuk japin dorheqje gjysem politikane. Edhe Renzi para tre vitesh tha se do te terhiqet nga politika kur humbi referendumin per uljen e nr.te senatoreve. Jo vetem qe nuk e la poltronen por vazhdoi me’ me budallalleqe se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *