• |
ide | kryesore

“Beckham është i lodhur duke paguar borxhet e Victorias”: sipas tabloidit anglez deri tani janë 63 milionë dollarë

-Instant, Sport



Të aftë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe plot burime: Victoria e David Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë në Angli apo Amerikë për daljet e tyre publike, look-un e tyre e shumë arsye të tjera. Por këtë herë, në Angli, dikush dyshon se ish-mesfushori i Manchester United është i lodhur duke mbyllur problemet ekonomike të markës së modës së gruas së tij Victoria. E kështu, ka ndërmend ta nxjerrë… në pension.

Sipas raporteve nga Daily Mail, kompania e modës Posh është në telashe serioze: borxhet e krijuara arrijnë në 63 milionë dollarë. Marka është në rrezik dhe ekonomia aktuale nuk sugjeron një rimëkëmbje të afërt të biznesit, veçanërisht për sektorin e modës së lartë. Sipas gazetës britanike, Spice Boy është në vështirësi me gruan e tij: jo se ai nuk dëshiron ta mbështesë por … ekziston një kufi për gjithçka. Sepse nëse borxhet kufizohen në 63 milionë, duket se është vetëm në sajë të ndihmës financiare të David, i cili tani më shumë se kurrë ka shumë për të menduar, përfshirë menaxhimin e Inter Miami. Për këtë arsye ai i ka kërkuar gruas së tij të largohet nga modën.

Tabloidi Heatworld, përmes burimit të tij pranë çiftit, shpjegon: “Nuk është sekret që biznesi i Victorias ka humbur para për vite me radhë. David tha se do të ishte më mirë nëse ajo do të dilte në pension, të jetonte e qetë me fëmijët dhe të përqendrohej në markën Beckham. Ai thotë se nuk mund të vazhdojë të financojë biznesin e saj, sepse i duhet të vërë gjithçka tek Miami dhe nuk mund të rrezikojë pasurinë dhe të ardhmen e tij. Ai ka shumë plane emocionuese për të ardhmen me marrëveshjet e tij publicitare dhe ekipin e futbollit Miami”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *