• |
ide | kryesore

Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë në mes të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Top-Channel shkruan se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë. 23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identieti i tij. Sipas të njëjtave burime është shoqëruar në polici edhe vëllai i tij binjak.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.



3 Comments

  1. Behar Sofia me kater emra, biznesmen. Po profesor matematike mos ishte gje Behar Sofia? Futja pordhes e gri sallate. C’kodosh gazetaresh jeni, apo shkruani per te mbushur faqet.

  2. Për fat të keq ne kemi një opozitë që mendon se vetëm e keqja dhe vdekja mund ta sjellë në pushtet. Kështu edhe për vaksinimin. Sa nuk kishin ardhur thërrisnin, ku janë dhe vendosnin gishtin e akuzës ndaj qeverisë. Kur erdhën, përsëri e njëjta gjë: u ngeli gishti i ngritur dhe gjuha e ndezur!

    Po të mos i kishim njohur do të kishim menduar se nga na erdhën këto burra të mençur dhe njerëz dashur! Në fakt, ata më lehtë vrasin në mesin e bulevardit, se sa të shërojnë! Ata më qetësisht të dërgojnë drejt Gërdecit, se sa drejt mirëqenies! E duan të keqen me çdo kusht dhe kur nuk e kanë, e ribëjnë!

    Ka ardhur koha të ketë një fund e gjithë kjo maskaradë që lidhet me shëndetin njerëzor. Nuk zgjidhni gjë as me grushte, as me britma, as me kërcënime burgjesh e gjuhë rrugaçësh e as duke ndjellë tmerrin që nesër të fajësoni një qeveri, që, si e keni nisur, edhe më tej, do të jetë qeveri.U Karen perseri skifteret e salihut qe vrasinenjerzit qe i kane sherbyer dyshes kriminale salih e meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *