• |
ide | kryesore

Delet e zeza të PS/ Heshtje mes të pakënaqurve nga Rama deri në 25 Prill

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Fshesa” që i dha Partia ish bashkëpuntorëve të afërt, nxorri në pah se në renditjen e emrave të kandidatëve për deputetë, nuk kishte vlerë as solidariteti i “familjes së madhe socialiste” dhe as mbështetja për udhëheqjen, gjatë viteve kur ai nuk e gëzonte pushtetin që ka sot.


Lexo edhe: Hakmarrja/ Ku “gabuan” Bushati, Majko, Xhafaj apo Kodheli


Por pavarësisht se karriera politike rrezikon t’u shkojë në fund, “të ndëshkuarit” po respektojnë një kod heshtjeje përgjatë kësaj fushate elektorale, ose kanë filluar të përsërisin lëvdatat për Partinë, që derën ua hapi me vetëm një drejtim: dalje.

Pjesa më e madhe e të ikurve nuk ka folur, sipas rregullit të pashkruar, që në fushatë “nuk i flitet shoferit“.

I tillë është rasti i Pandeli Majkos, i renditur në vendin e 19 në listën e kandidatëve të Tiranës. Që prej ditës që Partia e uli poshtë në renditje, Majko nuk u ndje fare, as me median dhe as me elektoratin. Pozicioni që i dhanë, e kapi në befasi, ndërsa “herësi” i votave i qëndron mbi kokë si shpatë e Demokleut.

A mund të jetë heshtja dhe meditimi në vetmi, një taktikë e Majkos për ta shtuar mistikën e figurës së tij mes socialistëve të njësisë Nr.5 në Tiranë? është një strategji që ia vlen të provohet. Në fund të fundit, numri i nevojshëm i votave për t’u katapultuar në parlament është aq i lartë, sa nuk mund të kapet përmes një fushate normale në elektorat.

Lexo edhe: ‘Kriminalizimi i PS’, Bushati ‘godet’ Ramën përmes Zërit të Amerikës: Kam reaguar që në vitin 2016

Nuk ka folur këto ditë as një socialist tjetër, që thënies së disa të vërtetave nuk iu shmang asnjëherë dhe për këtë Partia e detyroi t’ia dorëzonte Shkodrën Ilir Beqes. Ditmir Bushati ka vendosur ta shtrëngojë mllefin mes dhëmbëve dhe të respektojë Kodin e Heshtjes të paktën deri në 25 Prill.

Fjalëve të Partisë se ai paskësh zbritur nga treni, që kur u shkarkua si drejtues qarku në Shkodër, Bushati iu përgjigj me një proverb, që fati ia solli rastësisht në kafe dhe që është e vetmja shenjë e jetës politike nga ana e tij.

Fatmir Xhafaj është një tjetër 24-karatësh socialist, që e gëlltiti në heshtje goditjen që i dha Partia. Megjithëse i pashpresë për t’i mbijetuar 25 Prillit, Xhafaj e priti me kokën lart vendin e 21 në listën e kandidatëve dhe bëri një reagim nga ato të shkollës së vjetër.

“E pranova sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, si një detyrë e parevokueshme që kam ndaj qytetarëve dhe si një parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren e cilën shënjon karrierën time politike, REFORMA NË DREJTËSI” thuhej në mesazhin, që Fatmir Xhafaj shpërndau për mediat, pasi u njoftua se Rama e kishte caktuar në kategorinë e të pasigurtëve.

Xhafaj ka marrë angazhim të zjarrtë, fiks për luftë siç thotë ai, por propabiliteti është që pas 25 Prillit kokoshi të katandiset një thelë, sepse socialistëve nuk u shpëtoi nga vëmëndja mungesa në aktivitetin promovues të reformës në drejtësi që organizoi Partia. Lidhjet me elektoratin në Tiranë janë të dobëta, sepse fokusi prej vitesh ka qenë tek çështjet e koklavitura ligjore.

Vitet kur ajo ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës janë aq të largëta, saqë Mimi Kodheli ka nevojë për ndihmën e Erion Velisë për t’i mbijetuar në politikë. Ditët e fundit e gjen kudo nëpër profilin në Facebook të kryebashkiakut, duke i thurur lavde Partisë.

Në Farkë, pasi i dorëzoi çelsat e shtëpisë njërit prej banorëve të fshatit, i tha: “Unë kam qenë në Bruksel me kryeministrin Rama kur u kërkonte para njerëzve më të pushtetshëm të botës, për të rindërtu Shqipërinë”. 

E njëzet e treta në listë, Kodheli po i bie pragut të dëgjojë dera. Shanset për t’u zgjedhur deputete i ka thuajse zero. Aq më tepër kur kuptoi se i kishin lënë të mbulonte një zonë, që nuk kishte aq kuti votimi, sa i duheshin Mimi Kodhelit për të kaluar “herësin” famëkeq.

Daljen në fushatë duket se po e përdor më shumë për të treguar devocionin e saj për Partinë, se sa për të mbledhur vota në një zonë ku nuk ka punuar kurrë.

I ngjashëm është rasti i Alket Hysenit, që megjithëse refuzoi vendin e 11 në listën e kandidatëve të Vlorës, e gjen duke shprehur mirënjohjen për PS. Apo rasti i Besnik Barajt, që dikur ka qenë kryetar i PS së Tiranës dhe u largua në heshtje, apo Musa Ulqinit, Eglantina Gjermenit ish ministre dhe shumë të tjerë, që këto ditë janë tërhequr zemërthyer, ndërsa kundrojnë në heshtje fushatën e PS-së duke pritur rezultatin e 25 Prillit.©Lapsi.al

18 Comments

  1. Dihet tashme qe Komunistet jane te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime, sic edhe ma meson shoku Enver!

  2. Për të qenë korrekt me historinë, Berisha asnjëherë nuk ka shkuar aty ku rrezikohej të binte në përplasje fizike me policinë dhe të turpërohej nga veprimet e dhunshme të ndonjë polici. As kur u sulmua me arkivolin e Hajdarit kryeministria dhe as më përpara. Prononcimi i tij është përmbajtur maksimumi në tribuna dhe zakonisht në media. Berisha ka ditur të ruajë gjithmonë pozicionin e liderit. Ishin ushtarët ata që sulmonin godinat dhe policinë.

    Ndërsa dje ne pamë një skenë që vërtetoi edhe një herë kush është lideri i opozitës.

    Pamë sesi Presidenti i Republikës shkoi t’i dalë zot zyrave të një ish-polici duke kërkuar sherr me policët nëpërmjet kontaktit fizik dhe fjalorit të rrugës. Edhe vetë Sali Shehu u habit pse po bëhej aq e madhe ajo punë, dhe vërdallosej i habitur pas Metës që ulërinte. Skena ishte mes tragjikes dhe komikes.Ushqim me te mire se ky shkrim per byrektoret e pd qe sot do masturbohen gjate,stalini xixa ziguri meteH gimi miu i haleve namyti dhe shume shpellkare të kudo ndodhur neper portalet e xenit të salihut e metes se Qimit,sot keni party o byrektore karelepirsa

    1. O Mero, pse nuk i shkruajte keto qe shkruan sot ne vitin1998? Pse dole me dhembe te thyer ne vitin 2005? Kush t’i theu dhembet o Mero trimi?

    2. Hahaha duket sa i trashe je nga ato qe ke shkruar, Pjesa e pare eshte copy-paste nga ato qe te ka dhene pergjegjesi, ndersa “Ushqim me te mire ….” fillojne mendimet e tua prej te tredhuri, te pakten mbaj te njejten linje shkrimi, vazhdo shkruaj dhe mendimet e tua me “ë” dhe jo me “e”, se bie direkt ne sy.

  3. Solidariteti socialist , u godit qe kur ne mbledhjen e KPD socialiste votohej per Kandidatin per Kryeminister dhe vota kembehej me nje lavatriçe …
    Ata qe shihen sot si te menjanuar thjesht kane qene ne rradhe ,nuk folen ne ate kohe per te tjeret sot kane fatin qe kishin te tjeret para tyre. Ne PS eshte goditur prej kohesh vleresimi per kontributin ,mbeshtetjen apo sakrificen e bere ne mbeshtetje te PS . Edhe Hitleri ,pushtetin e mori nga pak nga pak deri sa.me ne fund e beri Gjermanin germadhe…

  4. Turp per socialistet qe e mbajne veten dhe per burra, i perdhunoi rama e tashi skane guximin as te renkojne te pakten! Pervec Bushatit i cili foli, keta te tjeret i ka shburreruar rama dhe i ka hedhur ne rruge!

  5. Për dele të zeza janë të gjithë në PS por të kishte ndonjë të bardhë të paktën!!!Në fakt janë ujqër e hijena gati për gjak.E kanë traditë 80 vjeçare.

  6. Kjo ndodh pasi te gjithe jane te korruptuar dhe po guxuan te flasin “Sulltani” ja u pret koken me drejtesine e tij te “pavarur”. Pastaj ne partite tona njerezit jane kukulla dhe magnetofone te kryetareve, biles shkojne deri atje sa imitojne ate me te foluren dhe te veshuren e tij. A si shifni qe shumica mbajne atlete te bardha me kostum dhe maska me shgaravina si Ramsesi.

  7. Eshtë e njëjta histori si ajo e priftit me nazistët, heshti kur i arrestuan të gjithë, dhe në fund kur i erdhi rradha atij nuk kishte ngelur më kush ti dilte në krah.

    Rama i ka tredhur dhe i ka kthyer në “enukë politik”, duartrokitës ose siç i thotë Nano mbushësa topi, as kur nuk kanë më çfarë të humbin, as kur nuk kanë më asnjë lidhje me ideologjinë dhe parimet e majta, as kur ja transformoi partinë ne një grupim 99-çash, këta të ashtuqujturit figura socialiste nuk guxojnë ta shikojnë në sy Ramën e jo më ti dalin kundër osë të bëjnë dizidencë.

    Rama i përdori dhe tani nuk i duhen më, i intereson që partinë ta trashëgojë Erioni, dhe dogji këdo që mund të jetë kërcënim potencial, pasi në opozitë duhet të jenë të bashkuar rreth kryetarit të ri.

    Në kongresin e rradhës do t’i ndërrojnë emrin nga Rilindje në G99.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu