• |
ide | kryesore

Nga qelitë e Kukësit, në Maldive/ Martesë përrallore e Fjolla Morinës me Fisnikun e saj

-Instant, Arkiva



Eshtë në kërkim prej dy muajsh nga policia shqiptare, por kjo nuk e ka penguar Fjolla Morinën të realizojë një superceremoni martese me Fisnik Sylën në Maldive. Këngëtarja i ka thënë “PO” biznesmenit, i cili e ka propozuar në një plazh të mrekullueshëm. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment i paharrueshëm në jetën e saj në Instagram.

Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla, të dua! A do të martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë këngëtaren për dore për ta shoqëruar deri tek vendi i surprizës, biznesmeni i është ulur në gjunjë me një unazë diamanti në dorë për t’i propozuar.

“Dhe unë thash ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, shkroi Fjolla krahas postimeve.

Vendoset arrest shtëpie për Fjolla Morinën

Këngëtarja është në arrati, u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj. Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”. Por nga qelitë e burgut të Kukësit, jeta ka ndryshuar katërciëpërisht për Fjollën që tani e ka lënë pas ngjarjen e hidhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *