• |
ide | kryesore

Vendoset arrest shtëpie për Fjolla Morinën

Paparazzi, Slider



Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie Fjolla Morinën, që akuzohet për “trafikim të armëve dhe municionit”. Pavarësisht se prokuroria kërkoi në fillim “arrest me burg” për këngëtaren, gjyqtarja Merita Karaj ka vendosur arrest shtëpie për të. Por i çuditshëm është fakti që për dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët shoqëronin Fjollën dhe nuk kishin gisht në armët që ajo posedonte, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca e sotme për vendosjen e masës së sigurisë nisi në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi pak minuta më parë pas sorollatjeve për vërtetimin e shtatzënisë së Fjolla Morinës. Pak pas shoqërimit në polici, pas një kontrolli gjinekologjik, këngëtarja rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë dhe ajo e vërtetoi këtë me një eko. Mirëpo në fund, pas një rikontrolli të kryer ditën e sotme, rezultoi se ekoja ishte false dhe se Fjolla nuk ishte shtatzënë. Këngëtarja u përpoq ta përdorte këtë si pretekst për t’i shpëtuar burgut dhe ja arriti sërish qëllimit të saj duke ju caktuar masa arrest shtëpie.Avokatja e Fjolla Morinës deklaroi ditën e sotme se armët e gjetura në çantën e këngëtares nuk ishin armë zjarri, sepse njëra prej tyre ishte çakmak, ndërsa tjetra pistoletë për t’u mbrojtur nga qentë dhe kafshët e egra.Fjolla Morina u kap në 19 shtator në pikën kufitare në Morinë më 2 pistoleta në çantën e dorës dhe 23 fishekë. Këngëtarja u shoqërua menjëherë në komisriat dhe mbi të rëndon akuza për “Trafik të armëve dhe municioneve”. Gjatë atij momenti Fjolla shoqërohej në makinë nga dy djem 29-vjeç secili, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët kanë treguar se nuk ishin në dijeni për armët që posedonte Fjolla. Ndërkohë kjo e fundit ka treguar se armën e zjarrit ja ka bërë dhuratë një mik i saj, i cili nuk jeton më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *