• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Korçë, i moshuari ishte i vdekur në banesë prej disa javësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Korçë. Pas Vlorës, një tjetër i moshuar që kishte ndërruar jetë prej disa javësh është gjetur në banesën e tij. Një shtetas rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Nga infot paraprake ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore. Kjo sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *