• |
ide | kryesore

Basha jep intervistë nga qyteti i Beratit: 25 prilli do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha nga qyteti i Beratit një intervistë për  “News24”, në të cilën foli për fushatën dhe takimet e tij të zhvilluara me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit. Lideri demokrat tha se qytetarët e kuptojnë se ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës më 25 prill. Teksa u pyet për marrëveshjen me LSI dhe faktin që dy partitë kanë programe të ndryshme dhe po bëjnë fushatë të ndarë, Basha u shpreh se dy partitë i bashkon dëshira për ndryshim.

“Me këtë lëvizje që ndiej kudo jam i bindur se ky bashkim do të jetë historik, në kuptimin do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve dhe do të jetë një mësim i mirë për këdo që mos ta provojnë më kurrë që një njeri i vetëm apo një grusht njerëzish të monopolizojnë pushtetin, ekonominë, të varfërojnë njerëzit. Ajo që na bashkon është dëshira për ndryshim, si parti politike dhe si shqiptarë. Dhe 25 Prilli është dita e ndryshimit me votë.”, tha Basha.



1 Comment

  1. Ashtu…
    Ok, bukur shume. Ateher na trego se si do i bashkosh dhe do i besh per vete ato familje qe humben te dashurit e tyre ne 21 janar. Ja na e trego se jam pak kurioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *