• |
ide | kryesore

Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës, Hoti i dorëzon detyrën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti i ka dorëzuar këtë të martë detyrën Albin Kurtit. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00, teksa Hoti ka formalizuar dorëzimin. Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër dhe që nga sot Albin Kurti është zyrtarisht kreu i ekzekutivit.

Zyra e kryeministrit njofton se pas kësaj ceremonie Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë dhe më pas do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Po ashtu, gjatë ditës së sotme pritet që dhe ministrat të marrin zyrtarisht detyrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *