• |
ide | kryesore

Vendimi/ Qeveria shqiptare miraton marrjen e vaksinave kineze, i sjell një kompani turke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vaksinave ruse, Shqipëria u hap rrugën edhe atyre kineze. Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina anti-covid nga Kina. Përmes një Akti Normativ me fuqinë e ligjit miratohet marrëveshja me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga “Sinovac Life Science CoLtd’ dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Marrëveshja është arritur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar, kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Edhe këtë herë është rënë dakord që teksti i marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur nga distributori nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Për këtë arsye të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj. Vaksina e kompanisë kineze Sinopfarm, e cila sipas krijuesve të saj është 80% efikase, përdoret dhe në Serbi.

AKT NORMATIV Nr. 9, datë 22.3.2021

“1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi veticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi veticaret”, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10. 1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi veticaret A.Ş., sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.”



11 Comments

  1. Nuk i ndahet shpirti rilindjes nga ruset e kinezet!
    Vetem vended afrikane dhe Shqiperia marrin vaksina kineze e ruse, dhe kjo vaksine i duhet ketij vendi!!!

  2. Por Lulzim Basha i cili shprehet në libër se e urrente diktaturën që në moshën 10-vjeçare dhe se e ka ndjekur një makinë “Aro” e Sigurimit kur ishte 16 vjeç, nuk shpjegon dot nga i ka lindur kjo urrejtje e madhe në vegjëli.

    Për shembull, burri i tezes së tij, i nderuari Sulejman Krasniqi ka qenë një shkrimtar i dekoruar nga organet më të larta të diktaturës, raporton javanews. Ai ishte një shqiptar i Kosovës, i arratisur nga Jugosllavia dhe i shkolluar më pas nga regjimi i Enver Hoxhës.Me mire kinez e rus se si salih karaxhic berisha Serb kriminel

  3. Duke pare efektet qe ka ne Hungari qe po e aplikon prej kohesh (infektimet me te larta ne EU), eshte long geshtenjash

    1. Po per po foli specialisti i midhjes dhe i peshkut…
      Po sa % te popullsise ka vaksinuar Huangaria?
      Sa % e te vaksinuarve kane vdekur nga virusi???
      Kur smer vesh nga kto pune mbylle gojen me mire.
      Une per vete nuk dua ta bej vaksinen, por per personat mbi 60 vjec besoj se eshte e domosdoshme.

      1. Ore AS mish AS peshk, nuk po them qe mos ta besh, perkundrazi, them qe Vaksina kineze nuk eshte per tu bere!

      2. Thone “gojet e liga” qe hungaria ka vaksinuar 220/1000 te popullsise , pra me shume se mesatarja EU 129/1000. Pervec kesaj me keto vaksina nuk merret pasaporta e vaksines per ne EU, pra nuk udheton dot..Pastaj ti si te duash, merre me leng

    1. Njerezve po u vdesin familjaret..Rruget jane mbushur plot me xhenaze..Ti po i shan edhe copa mishi..Mendohu kur dhjet nga goja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *