• |
ide | kryesore

Kurti vlerëson Rugovën: President historik, dha kontribut të madh për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit

Dita e parë në detyrë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përkoi me 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, që më pas rezultoi edhe me mbylljen e konfliktit historik mes dy vendeve. Paraditen e sotme kryeministri Kurti ka vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe nuk i ka kursyer lavdet për këtë figurë, të cilën duhet theksuar që më parë nuk e vlerësonte. Kurti tha se Rugova ishte një president historik që dha një kontribut të paçueshëm për Kosovën e viteve ’90.


Ai po ashtu vlerësoi rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.


“Kujtojmë rolin  dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 90-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu