• |
ide | kryesore

Sharon Stone: Producenti më kërkoi seks me kolegun

Paparazzi, Slider



Një fragment nga libri me kujtime i Sharon Stone, “The Beauty of Living Twice”, u publikua nga Vanity Fair, ku theksoheshin rrëfime tronditëse.

Në një nga incidentet shfrytëzuese të përshkruara nga Stone, një producent filmi, të cilit nuk ia përmend emrin, i kërkoi asaj të bënte seks me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

“Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë,” -shkroi Stone.

Ajo gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i tha asaj të flinte me një koleg.

“Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin, ‘Pra, a do bësh seks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’,” -shkroi Stone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *