• |
ide | kryesore

Kosovë/ 836 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 10 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Shifra të larta të infektuarish ditorë me Covid-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë.

Sipas statistikave bëhet me dije se nga 4 133 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 836 raste të reja dhe kanë humbur jetën 10 persona.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë humbur jetën 1.813 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *