• |
ide | kryesore

Rama kërkon vota me pandeminë: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Nga Rinasi, teksa foli për ardhjen e 192 mijë dozave të vaskinës kineze, Rama tha se fabrikë do të prodhojë të gjitha llojet e vaksinave.

“Dëshiroj të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.



20 Comments

  1. Nuk ka fabrike e industri e rende qe te shpeton ty o i gjati ine . Si do qe te te rrotullojne , tashme je nje njeri i shplare . Largimi yt dhe i seres tende te sektit antishqiptar mavi eshte domosdoshmeri . Me hir a me pahir ti do te ikesh , menyren sesi do ikesh vendose vete o i gjati ine . Zgjidh e merr .

  2. Normal do marri vota.
    Sepse PD e politizoj kete ceshtje, mungesen e vaksinave. Tani qe i gjeti do e politizoj kryeministri. Hani byrek me kos tani e pijini lengun lulzimes.

  3. A coronavirus vaccine developed by China’s Sinovac has been found to be 50.4% effective in Brazilian clinical trials, according to the latest results released by researchers.

  4. Po ti i kundershtove o pall si the ne fillim maskat jane te pa nevojshme nuk te mbroin sot i gjobit per maska
    Ule steken se do vrasesh veten o pall

  5. Qe Shqiperia nen udheheqjen e “ndritur” te lartgjatesise se tij eshte kthyer sipas Department of State

    ne qender operacionale te krimit te organizuar e kemi besuar sepse e shohim dhe e prekim kete realitet

    te dhimshem cdo dite di , por qe Shqiperia te te kete fabrike te prodhimi te vaksinave jo vetem anti virus

    Covid-19 por te gjitha llojet e vaksinave kur nuk kemi as fabrike te prodhimit te gozhdave, vetem nje

    i marre, ama nje i marre fare mund ta besoje. Kesaj i thone te rrejsh per qiell, qe rrenen ta shikojne te

    gjithe.

  6. Lajm i mire per gjithe shqiptaret.
    Kush ka tru e kupton kush ka sy e shikon.
    Sa me shpejt te filloj vaksinimi i popullsise, aq me shpejt stabilizohet kjo situate. Gjithe vendet po vaksinohen ne mase.

  7. Sigurimi i vaksinave ne kete kohe kaq te veshtire, eshte gje e madhe dhe e rendesishme.
    Shpetohen jete njerezish, vendi futet ne normalitet, ekonomia fillon dhe leviz.

  8. Shqiptaret , prinderit familjaret tane do vaksinohen si ne Amerike Gjermani France Izrael. Vetem keshtu mund ta shmangim kete flame, jo me deklarata idiote dhe propogane politike.

  9. Mire e ka ky, brenda vitit vjen fabrika, do montohen makinerite, do te specializohen puntoret, do te prodhohen e do shikojme nese shkon mire. Nga fillimi i mandatit te katert shqiptaret jane te gjithe te vaksinuar.
    Me kujtohet kur ne vitet ’70 punonim me goditje te perqendruar per montimin e makinerive te ardhura nga Kina, te uzines se re prane uzines traktori. Ne ate kohe kishim inxhiniere te Zot, po sot kush do i montoje, apo do ta paguajme si frengu pulen kete fabrike. Ruajna Zot nga BUDALLENJTE.

  10. Ky eshte high fare! I kam thene te mos ndroje shitesin, por s’me ka degjuar. Se ku e ble ate pisllikun, nuk thote.

  11. Vetem bomben berthamore na mbetet te prodhojme pas kesaj se te tjerat i kemi, dhe behemi superfuqi boterore. Madje do furnizokme edhe BE me vaksina se gjynah. Te dhjefsha Kim Jong Unin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *