• |
ide | kryesore

Shqipëri-Angli rrezikon të mos luhet, FSHF thirrje shtetit: “Do ishte me pasoja katastrofike”

-Instant, F1, Sport



Në kohën kur të gjithë presin debutimin e kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e Katar 2022 kundër Andorrës, por me vëmendjen tre ditë më pas kur kuqezinjtë të zbresin në Air Albania kundër Anglisë, në ndeshjen më të pritur të eleminatoreve, ka ardhur si rrufe në qiell të hapur lajmi se ndeshja rrezikon të mos luhet. Shkaku është mos marrja përsipër e një ndeshje ndërkombëtare nga Policia e Tiranës.

Në këto kushte ka reaguar FSHF përmes një deklarate për shtyp, ku theksohet se “anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar”.

Deklaratë për shtyp

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.



1 Comment

  1. Çmenduri. Po ndodhe e pandegjuar ndonjehere edhe ne kohe lufte.
    Shqiperi e mjera Shqiperi.
    Sa poshte te çoi edi me qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *