• |
ide | kryesore

5 persona arrestohen në Tiranë për vepra të ndryshme penale, nga aksidentet tek vjedhjet

-Instant, Lajme, Të fundit



5 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuari janë:

I. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

E(E). B., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

V. S., 57 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen këmbësore T. I., 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar shtetasen Z. L., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *