Pronari i Kompleksit Turistik “Buni i Bajraktarit”, Gëzim Ola është shprehur se nuk ka patur përplasje e as konflikte me askënd. Si arsye kryesore për shkatërrimin e bujtinës që u shkrumbua nga flakët, pronari sheh konkurrencën.
“Kam investuar kursimet e 20 viteve punë si emigrant në Londër. Janë shkrumbuar komplet lokali dhe 3 bujtina. Dëmi është i konsiderueshëm” shton pronari.
Aktin e ka dënuar gjithashtu edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës Ilir Beqja, teksa i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të vendosin autorët përpara drejtësisë për këtë ngjarje. Bujtina është djegur totalisht dhe asgjë s’ka mbetur prej saj.
Shkatrrimi i shqiptarit nga shqiptari e vetmja pun me kohe te plot. Gje e ndyre.
S’do kete paguar rryshfet te tomdoshet e Shkodres…
Dikujt I ke shkelur ne kallo por nuk te kujtohet
20 vjet ke punu ne angli dhe ke fitu mbi 1milion paund! Paske punuar mire me pluhur.
Jam kundër çdo veprimi të tillë të dhunshëm e kriminal, por ndërkaq i kujtoj këtij zotërisë se e ka fajin edhe vetë për këtë që ka ndodhur.
E deklaron edhe vetë se është ndihmuar nga qeveria me grante për të ndërtuar ate resort.
Nëse ai do të ishte një person kritik i qeverisë e soc-komunistëve që e kanë lënë shumë prapa Malësinë e Madhe e gjithë Shqipërinë e veriut, nuk besoj se do të dilte dikush e ta bënte ate akt.
Është krijuar bindja në opinionin publik shqiptar, se Edi Rama mbështet vetëm “biznesmenë” të llojit Doshi, e ky Gëzimi anglo-shqiptar, duket se ka krijuar dyshim tek vendasit e tij , se paratë me të cilat e ka bërë këtë ndërtim , bien erë korrupsioni ose së paku trajtimi selektiv preferencial nga kjo qeveri e cilësuar nga SHBA e BE si një qeveri e korruptuar.
Zotëria duhet ti bëjë pyetje vetes, se nëse ai do të kishte pasur një qëndrim kritik ndaj kësaj qeverie që ka diskriminuar antikomunistët e Shqipërisë së veriut e ka kryer ndaj tyre krime barbare, a do të guxonte kush që tja digjte pronat e tij ?