• |
ide | kryesore

Kuçovë/ Hyri për të vjedhur, 54-vjeçari dhunohet nga pronari i shtëpisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kuçovës ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku një person gjatë natës hyri në një banesë për të vjedhur, por u kap në flagrancë nga pronari dhe më pas u dhunua prej tij dhe për pasojë u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Pronari i shtëpisë pretendon se shtetasi L.B i kishte vjedhur pulat nga koteci dhe ky ka qenë shkaku që sipas tij ka çuar në dhunimin fizik të 54-vjeçarit.

Reagimi i Policisë:

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë. Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes



1 Comment

  1. Po të gjatin psikopat , kryemutin e shqiptarëve , që vjedh ditë e natë duke dërdëllisur se të gjatët nuk vjedhin , përse ky popull nuk e dhunon për t’a dërguar jo në spital , por në të pakthyerën , mbasi nuk bëhet fjalë për pula , por për miliardat e vjedhura e xhvatura këtij vendi , (duke i dystuar trurin popullit) , të cilën e ka shndërruar në një “baçe”me drogë , krim, vjedhje dhe shpërngulje shqiptarësh nga trojet e veta , plani shekullor i zbrazjes dhe boshatisjes së këtij vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *