• |
ide | kryesore

Kosova regjistron 11 viktima dhe 873 raste të reja me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova vijon të shënojë shifra të lara të të prekurve nga pandemia Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate për shtyp njoftoi se janë regjistruar 873 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e humbjes së jetës, sipas njoftimit, janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Nga nisja e pandemisë në vend janë evidentuar 87.067 persona të prekur nga virusi nga të cilët 1.830 kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *