• |
ide | kryesore

Sot mbërrijnë vaksinat e para antiCovid në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, ka bërë të ditur se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë. Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Klug fillimisht ka publikuar fotografi të nisjes së vaksinës për shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Por, pastaj është pyetur nga një komentues se kur do të dërgohen vaksinat në Kosovë. Përgjigja e tij ishte e shkurtë “Nesër”. Duhet theksuar se vendet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *