• |
ide | kryesore

Video/ Danimarka e ekzagjeron me Moldavinë, Spanja e Gjermania fitore të vuajtura: Kosova e pëson nga Suedia

-Instant, Sport, Video



Janë mbyllur edhe ndeshjet e dyta të mbrëmjes kualifikuese drejt Botërorit 2022. Fitore e vuajtur për Spanjën në Gjeorgji e Gjermanisë në Rumani. Goleadën e madhe e bën Danimarka me tetë gola ndaj moldavisë, ndërsa Maqedonia I bën pesë Lihtenshtejnit. Nuk ka shkuar mirë për Kosovën e mundur 0-3 nga Suedia, ku Ibrahimovic dhuroi vetëm një assist spektakolar me takë.



Asnjë problem për Poloninë e Hungarinë, kundërshtarë të Shqipërisë në Grupin I kualifikues për Katar 2022. Në ndeshjet e dyta të dyja skuadrat fitojnë me të njëjtin rezultat kundër Andorrës e San Marinos që mbyllin renditjen. Polonia, pasi barazoi në debutim me Hungarinë, imponohet me tre gola në shtëpi ndaj Andorras. Serinë e golave e hapi Levnadovski. Sulmuesi i Bayern Mynih shënoi në minutën e 30 golin e avantazhit, përpara se të siguronte rezultatin 10 minuta pas rifillimit. Kapiteni shënon kështu golin e tretë në dy ndeshje, duke e bërë të thjeshtë për polakët të rrëmbenin fitoren e blinduar nga goli i tretë i Sviderskit dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.



Katër pikë për Poloninë, dy pas Anglisë kryesuese e në kuotë të barabartë me Hungarinë, që përgjigjet po me tre gola në transfertën e San Marinos. Szalai shënoi që në minutën e 13 dhe skuadra e Marco Rossit mund të kishte dyfishuar më shpejt nëse Sallai nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21. E megjithatë goli hungarez ishte vetëm cështje kohe dhe Sallai korigjon vetën në minutën e 71, duke vënë në siguri rezultatin. Në të 88 ka lavdi edhe për Nikolic, në një tjetër penallti të akorduar për Hungarinë. Mbetet në vendin e katërt Shqipëria në përfundim të raundit të dytë të ndeshjeve, me 3 pikë, një më pak se dyshja Poloni-Hungari, ndërsa mbyllin klasifikimin me 0 pikë Andorra e San Marino me këta të fundit që kanë pësuar 8 gola pa shënuar asnjë.



WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP B
Georgia 1 – 2 Spain
Kosovo 0 – 3 Sweden
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP C
Bulgaria 0 – 2 Italy
Switzerland 1 – 0 Lithuania
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP D
Kazakhstan 0 – 2 France
Ukraine 1 – 1 Finland
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP F
Denmark 8 – 0 Moldova
Austria 3 – 1 Faroe Islands
Israel 1 – 1 Scotland
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP I
Albania 0 – 2 England
Poland 3 – 0 Andorra
San Marino 0 – 3 Hungary
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP J
Armenia 2 – 0 Iceland
North Macedonia 5 – 0 Liechtenstein
Romania 0 – 1 Germany



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *