• |
ide | kryesore

Jason Derulo së shpejti baba për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Modelja dhe këngëtari e ndanë këtë lajm emocionues nëpërmjet postimeve në Instagram.

Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit.
Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.
“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.

Jena gjithashtu postoi një foto të mrekullueshme nga i njëjti xhirim.
“Mami & Babi????“, shkroi ajo krahas fotos.

Çifti u takuan me njëri-tjetrin në palestër pak para pandemisë ku vazhduan të njohin njëri tjetrin më shumë dhe mesa duket lidhja e tyre qenka në një tjetër nivel teksa familja e tyre po zgjerohet dhe më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *