• |
ide | kryesore

Nisi sot vaksinimin, Kosova parashikon të vaksinojë 70% të popullatës brenda vitit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditwn e sotme, Kosova nisi vaksinimin e popullsisw kundwr virusit Covid-19. Vendi parashikon qw nw fund tw vitit 70% e popullatws tw jetw vaksinuar.

“Sipas planit shtetëror të imunizimit janë planifikuar tri faza të vaksinimit, deri 70 % e popullatës parashihet të vaksinohet deri në fund të vitit, varësisht prej dërgesave të vaksinave që do t’i sigurojmë”, tha Etilda Goranci-Haxhiu, shefe për imunizim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Ajo shtoi duke shtuar se 280 punëtorë do të angazhohen në ekipet e vaksinimit në tërë Kosovën.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, tha se vaksinimi do të ndihmojë në uljen e shkallës së të infektuarve, por kjo do të marrë kohë.

“Jemi në situatë të rëndë, mbi 900 pacientë po trajtohen, 37 në gjendje kritike dhe rreth 700 me oksigjeno terapi”, tha Krasniqi.

Kosova ka pranuar të dielën 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi në imunizim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *