• |
ide | kryesore

U dha dokumente të fshehta rusëve në këmbim të parave, arrestohet oficeri italian

-Instant, Lajme, Planet



Një oficer i marinës italiane u arrestua nga karabinierët pasi u kap së bashku me një oficer të forcave të armatosura ruse në Romë. Të dy akuzohen për krime të rënda në lidhje me spiunazhin dhe sigurinë e shtetit. Ndërhyrja u zhvillua gjatë një takimi klandestin midis të dyve, ndërsa oficeri italian i dorëzoi disa dokumente të “klasifikuara” në këmbim të parave.

Mediat italiane raportojnë se pozicioni i oficerit rus po shqyrtohet nga magjistratët, duke marrë parasysh statusin e tij diplomatik. Ndërkaq ambasadori rus Sergei Razov, është thirrur në ministrinë e Jashtme italiane nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Elisabetta Belloni, me udhëzim të ministrit Luigi Di Maio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *