Menaxher lojtarësh e bashkëshorte, po nis të duket si modë, ose dicka e ngjashme. Në orët e fundit është folur shumë se Lautaro Martinez, ashtu si Icardi, ia kishte besuar Agustinës dhe babait të saj përfaqsimin e tij si menaxherë. Por, të paktën në reagimin e lojtarit të Inter, duket se nuk ka asgjë të vërtetë.

Argjentinasi ka shkruar një postim në Instagram në të cilin thekson se thashethemet për zëvendësimin e përfaqësuesit të tij, Beto Yaque, nuk janë reale. Është ai që është kujdesur për negociatat e rinovimit të lojtarit me Interin dhe siç duket, sërisht do të kujdeset për mbrojtjen e interesave të sulmuesit zikaltër i cili ka mohuar plotësisht që ia ka besuar autorizimin partneres dhe babait të tij. “Çfarë po thoni, djema? Njëqind për qind gënjeshtër”, shkroi interisti.
