• |
ide | kryesore

SHBA kërkoi njohjen e Kosovës, përgjigjet Vuçiç: Stabiliteti i Ballkanit nuk do të ndërtohet nga poshtërimi i serbëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se stabiliteti i rajonit nuk vjen nëse Serbia do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Këto komente Vuçiç, i bëri gjatë një deklarate për mediat, kur i është kërkuar një koment për kërkesat e zyrtarëve të njohur se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiç, duke shtuar se kjo është përgjigjja që do ta thotë gjithmonë, në lidhje me këtë temë.

Sipas Tanjug, Vuçiç tha më tej se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

“Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiç.

Deklarata e Vuçiç, ka ardhur, pas letrës që i bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku i kërkonte që të njohë Kosovën.


3 Comments

  1. Ju keni poshtruar shqiptaret per qindra vjet, se “poshtroheni” edhe ju nje here nuk behet qameti. Una volta per uno non fa male a nessuno.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *