• |
ide | kryesore

Basha uron Pashkët nga Kisha e Jubës: Qoftë një fillim i ri për të gjithë shqiptarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë për vizitë tek Kisha e Jubës, në kuadër të festës së Pashkëve. Basha uroi të gjithë besimtarët Katolik për një Pashkë sa më të mbarë dhe për një fillim të ri për të gjithë.

“Don Mirgeli faleminderit për mikpritjen. Ju uroj nga zemra me shëndet pashkët. Gëzuar e për shumë vjet ju, gjithë besimtarëve katolik të Jubës së Durrësit, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptarë. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes. Ripërtëritjes të besimit, të jetës, të virtytet e jetës, e restartit ka thënë Papa Francesko para dy vjetësh, e fillit të ri. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët”, u shpreh Basha.



1 Comment

  1. Urojme dhe shpresojme se nata e erret rilindase qe ka pllakosur Shqiperine prej 8 vjetesh te marr fund

    dhe nje dite e re dhe plot drite te hapet per te gjithe shqiptaret pa perjashtim. Ashtu si Krishti u ringjall

    edhe Shqiperia e kryqezuar nga kjo bande do te dije te kepuse zinxhiret e roberise, te skllaverise , te

    nenshtrimit e mashtrimit dhe do te dije te ece ne rrugen e qyteterimit, te progresit e te lirise.

    Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret dhe u dhente driten e aresyes per te zgjedhur me te miren

    per vete e vendin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *