• |
ide | kryesore

Mediat kosovare: Albin Kurti siguron votën e 80-të për Vjosa Osmanin Presidente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka zhvilluar një takim me deputetin Adem Hoxha, nga Partia Unike e Goranëve. Sipas mediave në Kosovë, Kurti ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti, në seancën e sotme në Kuvend, për zgjedhjen e presidentit.

Raportohet se marrëveshja mes tyre është arritur para pak çastesh në një takim të zhvilluar në Prishtinë. Burime për mediat në Kosovë, bëjnë me dije se deputeti Hoxha ka reflektuar për votën e tij, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.

“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj, do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, ka një zyrtar i Partisë Unike e Goranëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Po ashtu, thuhet se edhe ditën e djeshme është mbajtur një takim mes Hoxhës dhe Kurtit, por nuk ishte arritur një marrëveshje.

Me votën e siguruar nga deputeti i Partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *