• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit këtë të hënë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshje. Temperaturat kanë vijuar me rënie gjatë mëngjesit duke variuar nga -3 në 7 gradë, ndërsa mesdita për shkak të kthjellimeve sjell një rritje me 2 grade të vlerave maksimale. Në zonat malore, termometri i mesditës do të ngjitet në 10 gradë ndërsa 15-16 grade pritet maksimumi termik në shtrirjen perëndimore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor dhe verior. Më e ndjeshme, shpejtësia e erës do të jetë në brigjet e Jonit ku dallgëzimi ngjitet deri 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *