• |
ide | kryesore

Telefonata e Ramës me Gjiknurin: “Do e bësh tërmet Vlorën?” (Video)

-Instant, Lajme, Planet



Teksa është drejtuar në qytetin e Korçës, për të vijuar me takimet e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me deputetin Damian Gjiknuri.

Rama ka publikuar me anë të një videoje bisedën dhe pyet Gjiknurin për situatën në qytetin e Vlorës, diferencat mes PS dhe rivalëve të tjerë politikë, si edhe për presidentin Ilir Meta.

Biseda:

Edi Rama: Ca bëhet Damian?

Damian Gjiknuri: Ja mirë, fushatë, punë, lëvizje takime.

Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Damian Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë fjalën tërmet, aty e ka lezetin.

Edi Rama: Si shkon andej puna?

Damian Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë. Takime, intensitet, njerëzit kuptohet se kanë interes për fushatën, ka edhe problematika, e përgjithshmja mirë. E rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë. Nuk ka probleme, pretendime nga asnjë parti tjetër.

Edi Rama: Po ç’a pretendimesh?

Damian Gjiknuri: Jo, është një fushatë përgjithësisht e qetë.

Edi Rama: Leskua ç’bën Leskua?

Damian Gjiknuri: Po mirë, bën atë punën e tij, secili bën punën e tij, me elektoratin e tij.

Edi Rama: Po ky ka ardhur këndej këto ditë?

Damian Gjiknuri: Presidenti?

Edi Rama: E, presidenti i futbollit ka ardhur?

Damian Gjiknuri: Presidenti vjen se atë punë ka, vjen i maskuar ka atë mënyrën e tij. Në fushatë është, s’del në tribunë, por punon, prapa dyerve.

Edi Rama: Me OFL apo me KÇK, ku të dali?

Damian Gjinkuri: LSI këtu e ka humbur toruan, nuk shoh përfaqësi në Vlorë.

Edi Rama: Me komunitetin çam mirë?

Damian Gjiknuri: Po, po, e mbështesin që PS ka vendosur një kandidat në rrezen e fitores dhe do të përfaqësohen.

Edi Rama: Jo kandidaturë çame po goxha grua.

Damian Gjiknuri: Një mësuese, qytetare e mirë, familje e mirë.

Edi Rama: Fate Vela vijon fushatën edhe ai?

Damian Gjiknuri: Po mbështet PS në çdo takim, deputetët janë mbështetës për fushatën dhe s’kemi asnjë problem tek PS.

Edi Rama: Unë po iki në Korçë, nga Vlora s’më hiqet mendja më është futur edhe Durrësi fort në kokë, por Vlorën e kam të parën.

Damian Gjiknuri: Po Vlorën, nip skele thonë këta, ku do të iki Rama, këtu do e kemi.

Edi Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje.



4 Comments

  1. Koke shiniku: Jane bere dy tani qe i kallin friken nje; ai i perhereshmi Berisha, tani edhe Metn i fut tmerrin qe kur e pa qe me nje gjysem fjale mblodhi ne Tirane mijra shqiptare kunder qeveris hajdute dhe e di qe edhe pa Berishen Meta ja ngre patokojte! Kerriçi nuk don ta kuptoje se nuk eshte as Berisha as Meta e as Basha qe i kercenojne karriken e hajdutit (e kthyer karrikja e hajdutit qe kur e zuri ky hajdut),Ky e ka shkterruar vete veten e tije me manine e hajdutit te pa ngijshem, dhe me orgazmen qe i jep ti shohe te tjeret qe vuajne, e me trdhetite qe i ben shqitareise pas kraheve! Duhet te te kujtoj o funderrine se edhe enveri qe vriste e priste nga te gjithe krahet nuk ka fut ne burg asnje shqiptar pse s’ka paguar dritat , por ja ka prere ato , deri sa kjo familje i ka paguar dhe je ka lidhur prape! Ti o llum per shpirt je me i zi se enveri, ai vriste per kolltukun e vet, te gjithe pa dallim edhe ti do ta beje po te kishe mundesine , por kohet kane nderruar nuk vrt dot dhe ky helm do te te fuse ne dhe! Ne enderr, she Meten dhe ai hajduti tjeter i votave te siguron e te rren sepse e di qy ti me rrene ushqehesh…. si me gjak te paster! Pa rrenen vdes ne çast!!!!

  2. Nu me hiqet nga mendja qe ka rob qe ju duket simpatik dhe i votueshem ky!!!
    hall i madh me kta zulu njerez, qe ne 1941, hall teper i madh

  3. Me ca do e besh termetin ne Vlore o gjigand, me ate te paren e listes qe eshte nga Perrenjasi apo me te dytin e listes qe i morri parate kesaj te pares, per drejtoreshen e tatmeve e kam dhe per ate kryetarin e partise dega Vlore! Nuk do marresh vota me ato 2 letyra e ke te kote, si puna e parardheses qe ishte deputete vetem per te bere parade mode ne shetitore ku nuk i fliste askush aq pa popullaritet qe! VK o gjigand bej gati pushimet nqse nuk ta fut USA me burg

  4. Pirdh, pirdh

    Ike. Kaq ishte.

    Boll te lane te livadhisesh, te vjedhesh, te dhurosh koncesione.

    Kaq ishte.

    Do ta kuptosh qe Propoganda jote NUK ka sukses.

    Rilindja e dhjeu.

    Nuk ke mandat te tree. Pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *